Moti për të Dielën: Diell dhe vranësira, me reshje të izoluara në disa zona

Për ditën e dielë, parashikohet një mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Këto vranësira, kryesisht në zonat malore dhe gjatë orëve të pasdites, mund të sjellin reshje shiu të izoluara, veçanërisht në jug dhe perëndim të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi që do të luhatet nga 10 deri në 37 kilometra në orë (km/h). Ky informacion bëhet i ditur nga MeteoKosova.

Lidhur me temperaturat, parashikohet një ulje e lehtë. Vlerat minimale do të lëvizin nga 18 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 35 gradë Celsius.