Kourtney Kardashian shkëlqen në pushime me kostum banje në ngjyrë argjendi

Kourtney Kardashian ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram pamje nga pushimet familjare, ku ka tërhequr vëmendjen me një kostum banje me shkëlqim metalik në ngjyrë argjendi.

47-vjeçarja pozoi në disa fotografi gjatë këtyre pushimeve, duke ekspozuar stilin e saj veror.

Kardashian po i shijonte pushimet së bashku me bashkëshortin e saj, bateristin e njohur të Blink-182, Travis Barker, si dhe me fëmijët e tyre.

Çifti ka një djalë dyvjeçar, Rocky, ndërsa të dy kanë fëmijë edhe nga marrëdhëniet e mëparshme, raporton DailyMail.

Gjatë qëndrimit të saj, Kourtney u pa me të paktën dy modele të ndryshme kostumesh banje: një me shkëlqim argjendi dhe një tjetër me motive leopardi.

Postimi mori gjithashtu reagime nga anëtarët e familjes së saj. Nëna, Kris Jenner, komentoi me një emoji zemër-sy, ndërsa motra Khloe Kardashian la disa zemra të kuqe.

Ndërkohë, familja e çiftit ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pas publikimit të dokumentarit të Travis Barker, “Louder Than Fear”, ku muzikanti foli për historinë e dashurisë me Kourtney, humbjen e dhimbshme të shtatzënisë dhe ardhjen në jetë të djalit të tyre, Rocky, në nëntor 2023. /Telegrafi/