Ndeshja Dynamo Dresden – Hertha Berlin e ndërprerë nga përleshja mes tifozëve
Një incident shënoi ndeshjen e Bundesliga 2 mes Dynamo Dresdenit dhe Hertha Berlinit, kur tifozët e ekipit vendas u përfshinë në përleshje.
Tifozët e Dynamo Dresdenit depërtuan në fushën e lojës dhe u drejtuan drejt sektorit të tifozëve kundërshtarë, duke hedhur fishekzjarre.
Si pasojë e këtij incidenti, gjyqtari kryesor e ndërpreu ndeshjen për disa minuta, megjithatë, loja rifilloi më pas.
Pavarësisht trazirave, ndeshja përfundoi me fitoren minimale 0:1 të Hertha Berlinit.
