Një atmosferë e veçantë është krijuar në shesh, ku DJ Gimbo po sjellë ritme dhe këngë që kanë mbledhur një numër të madh personash.
Me përzgjedhjen e tij muzikore dhe meloditë energjike, DJ Gimbo po mban turmën të angazhuar gjatë gjithë mbrëmjes.
Sheshi është mbushur me njerëz që po kërcejnë dhe po shijojnë muzikën.
Energjia e publikut dhe ritmet e DJ Gimbos e kanë kthyer mbrëmjen në një festë të vërtetë, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë në shesh./Indeksonline/
