Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar në Podujevë një person nën dyshimin se ka kryer dhunë ndaj një familjari.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, incidenti ka ndodhur më 23 gusht, rreth orës 22:30. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas ngjarjes.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.