Një 14-vjeçare nga Shtimja, E. Baftiu, gjeti dje rreth orës 10:00 një portofol me 260 euro dhe dokumente identifikimi, të cilin e dorëzoi menjëherë në stacionin policor të qytetit.

Bazuar në dokumentet e gjetura brenda portofolit, policia identifikoi pronarin, E.M., një 17-vjeçar nga Reçaku. Ai u njoftua dhe u paraqit në stacion për të tërhequr sendet e humbura.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderoi 14-vjeçaren E. Baftiu për ndershmërinë, përgjegjësinë dhe gjestin shembullor qytetar.