**Prishtinë: I gjenden 883 fishekë në shtëpi, një i dyshuar shoqërohet në Polici**

Policia e Kosovës ka shoqëruar një të dyshuar në stacionin policor në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 883 fishekë.

Rasti ka ndodhur të hënën mbrëma, rreth orës 22:10.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet fjalë për një rast të dyshuar të armëmbajtjes pa leje. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, rasti do të procedohet sipas procedurave të rregullta ligjore.