**Muharremi kritikon Kurtin: “Premtuan se nuk do ta bënin, por i bënë të gjitha”**

Analisti Shenoll Muharremi ka adresuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti për qasjen e tyre ndaj Serbisë dhe mënyrën e qeverisjes.

Ai theksoi se, ndërkohë që ishte në opozitë, LVV-ja kundërshtonte ashpër dialogun me Serbinë dhe importin e produkteve serbe. Megjithatë, sipas tij, pas ardhjes në pushtet, ata “i kanë bërë të gjitha” veprimet që më parë i mohonin.

“Tani po del se edhe trenat po i servisojmë atje fshehurazi!”, ka shkruar Muharremi, duke përmendur një tjetër shembull të kësaj qasjeje.

Ai gjithashtu kritikoi qeverisjen për kontratat me një burim të vetëm dhe emërimet në borde e institucione. Këto veprime, sipas analistit, janë bërë në kundërshtim me premtimet parazgjedhore për luftimin e korrupsionit dhe “çkapjen e shtetit”.

Në përfundim, Muharremi e cilësoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Kurti si “një gënjeshtër të madhe” dhe “mashtrim të jashtëzakonshëm të publikut”.