Është përfshirë nga flakët një shtëpi në lagjen “Aqif Qafa” në Elbasan.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Flakët rrezikuan edhe të tjera përreth, pasi ekzistojnë shtëpi të tjera ngjitur në të njëjtën çati.

Ndërkaq, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta./TCh