Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin francez Guérot, e falënderon për bashkëpunimin

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Presidentja Haxhiu falënderoi Ambasadorin Guérot për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të frytshëm gjatë gjithë mandatit në Kosovë.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe hapat e ndërmarrë së fundi për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e drejtësisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.

Presidentja Haxhiu theksoi rëndësinë e vazhdueshme të mbështetjes së Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe i uroi Ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e tij të ardhshme.