Pas rreth dy orëve po vazhdon takimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me përfaqësues të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

Temë diskutimi është kandidatura e një Presidenti gjithëpërfshirës.

Para takimit, Albin Kurti është shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje për Presidentin e ri të Kosovës.

Ndërkaq, nga LDK-ja kanë thënë se do të flasin pas takimit.

Kosova është në ngërç politik, duke mos arritur as konstitumin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Ndërkaq, për zgjedhjen e presidentin duhen 80 vota. LDK-ja ka pranuar të dialagojë për një emër jopartiak.

Në opinion kanë qarkulluar emra, por Kurti dhe Abdixhiku akoma nuk kanë përmendur asnjë. /Gazeta Express