Prishtinë: Rama vendos rrethoja mbrojtëse pranë shkollave për sigurinë e nxënësve
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot për vendosjen e rrethojave mbrojtëse rreth shkollave të kryeqytetit. Kjo masë ka për qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve.
Rama theksoi se iniciativa synon të mbajë trotuaret të lira nga automjetet, duke krijuar kështu një hapësirë më të sigurt për lëvizjen e fëmijëve.
Në një postim në platformat sociale, kreu i Prishtinës shkroi: “Për të rritur sigurinë e nxënësve, kemi vendosur rrethojë mbrojtëse pranë shkollave, duke i mbajtur trotuaret të lira nga veturat dhe të sigurta për qarkullimin e fëmijëve.”
