Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në Ministrinë e Mbrojtjes zonjën Blanca Hereza Atienza, udhëheqëse e Sektorit të Operacioneve Aktuale në Divizionin e Operacioneve të NATO-s, së bashku me delegacionin e saj.
Gjatë takimit, sipas Maqedoncit, u diskutua rreth zhvillimeve të sigurisë në rajon, situatës aktuale dhe rëndësisë së koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.
Maqedonci vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe kontributin e Aleancës në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil në Kosovë dhe rajon.
Ai theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n dhe të kontribuojë, me kapacitetet e saj, në sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.
