Emiliano Martinez tashmë është zyrtarisht portier i skuadrës angleze, Chelsea.

Portieri argjentinas ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “Blutë”, ku pritet të jetë një përforcim thelbësor në portë. Ai do të ribashkohet gjithashtu me bashkëkombësin e tij, Enzo Fernandez.

Martinez largohet nga Aston Villa pas një periudhe të suksesshme, gjatë së cilës ka regjistruar 256 paraqitje. Ai njihet gjerësisht edhe si fitues i Kupës së Botës me kombëtaren e Argjentinës.