Nafta bie me 4 cent: MINT intensifikon kontrollet në treg
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie me 4 cent për litër. Nga 1.83 euro, tani ajo shitet me 1.79 euro.
Ky dikaster qeveritar ka bërë të ditur se ka intensifikuar inspektimet në pikat e derivateve në vend. Rënia e çmimeve vjen pas uljes së tyre edhe në tregjet ndërkombëtare.
Ndërkaq, çmimi mesatar i benzinës, sipas MINT-it, ka arritur në 1.43 euro për litër.
Në njoftimin e tyre, MINT thekson se: “Këto lëvizje janë në përputhje edhe me të dhënat zyrtare të importit, të cilat Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i pranon nga Dogana e Kosovës.”
Ministria ka bërë me dije se inspektimet dhe monitorimi i tregut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Qëllimi është që ndryshimet në çmimet e furnizimit të reflektohen në mënyrë të drejtë dhe në kohë te konsumatorët e Republikës së Kosovës.
