Bayern Munchen mbajti sot stërvitje në Säbener Straße.

Kampionët e Gjermanisë, po përgatiten për ndeshjen e radhës ndaj Osnabruck, e cila zhvillohet në kuadër të DFB Pokal.

Ndërsa gjatë kësaj stërvitje, Bayerni priti një mysafir të veçantë.

Ai është selektori i ri i Kombëtares Gjermane, Jurgen Klopp, i cili vizitoi dhe ndoqi nga afër përgatitjet e klubit bavarez.

Bayerni, kujtojmë se arriti të fitonte ndeshjen hapëse ndaj Stuttgartit me rezultat të thellë 5-1./IndeksOnline/