Reperi i njohur Offset, i plagosur me armë zjarri në Florida

Reperi i njohur amerikan, Offset, ish-anëtar i grupit Migos, është plagosur me armë zjarri ditën e hënë në Florida. Ngjarja raportohet nga TMZ, ndërsa theksohet se reperi u qëllua pranë hotelit dhe kazinosë “Seminole Hard Rock” në Hollywood, Florida.

Reperi 34-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, dhe i njohur edhe si ish-partneri i Cardi B, ndodhet aktualisht në spital. Lajmi është konfirmuar nga një përfaqësues i tij, i cili bëri të ditur se Offset ka komunikuar me të afërmit e tij pas incidentit.

Përfaqësuesi dha lajme pozitive rreth gjendjes së reperit, duke deklaruar se ai është “mirë” dhe se “po merr kujdes mjekësor në spital”. Më tej, u theksua se Offset është “në gjendje të qëndrueshme dhe po monitorohet nga afër”.