Beatrix Ramosaj ka vendosur të flasë publikisht për një situatë shqetësuese që, sipas saj, po zgjat prej më shumë se pesë vitesh.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar se është përballur vazhdimisht me atë që e përshkruan si përndjekje kibernetike nga i njëjti person.

Sipas Beatrix, gjatë kësaj periudhe janë krijuar mbi 200 profile të ndryshme në rrjetet sociale, të cilat janë përdorur për të mbledhur informacione rreth jetës së saj private.

Screenshot

Artistja pretendon se personi në fjalë ka kontaktuar në mënyrë të përsëritur familjarë, miq dhe persona që ajo ndjek në rrjetet sociale, duke u përpjekur të mësojë më shumë për jetën e saj përtej asaj që publikohet në internet.

Beatrix ka treguar se, me kalimin e kohës, reagimi i saj ndaj kësaj situate ka ndryshuar.

Në vend të zemërimit, ajo thotë se tashmë ndjen më shumë keqardhje për personin që, sipas saj, ka investuar kaq shumë kohë dhe energji në ndjekjen e jetës së saj virtuale.

Screenshot

Këngëtarja ka theksuar gjithashtu se realiteti i saj është shumë më i gjerë se ajo që publikon në rrjete sociale dhe se askush nuk mund ta njohë plotësisht një person vetëm përmes postimeve që zgjedh të ndajë me publikun.

Ajo i ka bërë thirrje personit në fjalë që të kërkojë ndihmë profesionale dhe të largohet nga kjo sjellje që, sipas saj, ka vazhduar prej vitesh.

Screenshot

Në fund të reagimit, Beatrix ka përcjellë edhe një mesazh për ndjekësit e saj, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe kontrollit mbi jetën personale.

Ajo është shprehur se historia, zgjedhjet, sukseset dhe gabimet e saj i përkasin vetëm asaj dhe se asnjë koment, sulm apo gjykim nga jashtë nuk mund t’ia ndryshojë mënyrën se si e sheh dhe e jeton jetën e saj.