Në derbin e Serie A të zhvilluar mbrëmë, ku Juventusi barazoi 1-1 me Milanin, Luka Modrić magjepsi tifozët me paraqitjen e tij. Indeksonline raporton se, pavarësisht moshës 40-vjeçare, mesfushori kroat mori duartrokitje të shumta nga tifozët kundërshtarë të Juventusit pas zëvendësimit. Në stadiumin “Allianz” të Torinos, pothuajse të gjithë tifozët u ngritën në këmbë për të nderuar performancën e tij mbresëlënëse.