Neymari do të mungojë në çerekfinalen e ardhshme të Copa Sudamericana ndaj Atlético Mineiro, pasi ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor te Santosi.
Ylli 34-vjeçar pësoi një dëmtim të moderuar në pjesën e pasme të kofshës së djathtë gjatë barazimit të fundit ndaj Palmeiras, ka konfirmuar Santosi.
Neymari pritet të mungojë të paktën një muaj, që do të thotë se do të qëndrojë jashtë fushave për disa ndeshje.
“ESPN Brasil” raporton se Santosi dëshiron të shmangë një rikthim të parakohshëm të Neymarit dhe rrezikun e një dëmtimi të përsëritur.
Kjo do të thotë se me shumë gjasë ai nuk do të rikthehet në fushë deri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar të FIFA-s, i cili zhvillohet nga 21 shtatori deri më 6 tetor.
“Nuk mund ta mohoj se jam shumë i lumtur me afrimet e reja”, tha trajneri i Santosit, Cuca, kur u pyet për serinë e dëmtimeve që ka prekur skuadrën e tij.
“Kemi humbur Neymar, [Álvaro] Barreal dhe Lucas Verissimo dhe nuk e dimë se për sa kohë këta lojtarë do të jenë jashtë fushave”, shtoi ai.
Pavarësisht problemeve të vazhdueshme me dëmtimet, Neymari ka arritur të ketë ndikim te Santosi këtë vit.
Ai ka kontribuar me gjashtë gola dhe tre asistime në 12 paraqitje në Serie A, si dhe ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në pesë ndeshje në Copa Sudamericana./GazetaExpress/
