Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që përfshiu një shtëpi për të moshuar në qytetin Villa Comuy të Kilit.
Sipas policisë, 10 persona të tjerë janë evakuuar nga objekti pas shpërthimit të zjarrit të premten në mbrëmje.
Në shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë shtatë njësi zjarrfikëse, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat që çuan në shpërthimin e zjarrit dhe në humbjen e jetëve.
