Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të martën një numër zëvendësministrash në ministritë e Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, në mesin e të emëruarve janë edhe zëvendësministra të parë, ndërsa disa ministri do të kenë nga dy zëvendësministra.

Lista e zëvendësministrave të emëruar është si vijon:

  • Përparim Kryeziu – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
  • Kreshnik Ahmeti – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
  • Hysni Mehani – Zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
  • Agon Batusha – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
  • Getoar Mjeku – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë.
  • Triera Kasumi-Berisha – Zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë.
  • Fatban Bunjaku – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
  • Jeton Mehmeti – Zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
  • Ali Dula – Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
  • Enver Dugolli – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
  • Zef Morina – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.
  • Daulina Osmani – Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.
  • Avni Zogiani – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
  • Driton Hyseni – Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
  • Agon Dobruna – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
  • Besart Jashari – Zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
  • Nora Arapi-Krasniqi – Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
  • Tijana Veljkovic – Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
  • Arsim Berisha – Zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
  • Genc Nimoni – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë.
  • Gegë Lleshi – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes.
  • Enis Kervan – Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
  • Lulzim Hetemi – Zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
  • Ratomir Minic – Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
  • Igor Mitic – Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
  • Muhedin Nushi – Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
  • Sejnur Veshall – Zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.