**Haradinaj i tronditur nga vendimet e Gjykatës Speciale: Një porosi për popullin e Kosovës**
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur tronditjen e tij pas vendimeve dënuese të Gjykatës Speciale në Hagë.
Në një video të publikuar në Facebook, Haradinaj theksoi se vendimi i sotëm, i cili dënon udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është i papranueshëm dhe i padrejtë.
“Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës, nuk mund të ketë një vendim dënues për UÇK-në. Vendimi i sotëm është i papranueshëm dhe i padrejtë”, citohet të ketë thënë ai.
