Albulena Haxhiu ka kujtuar heroin e Kosovës, veprimtarin Xhavit Haziri, në 28-vjetorin e rrëmbimit të tij në Prishtinë.
Përmes një postimi në facebook, Haxhiu ka shkruar se Haziri u rrëmbye më 17 shtator 1998 dhe se që nga atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
“Xhavit Haziri ia kushtoi jetën lirisë së Kosovës. Pas demonstratave të vitit 1981 u angazhua në bashkimin e organizatave ilegale, vuajti katër vjet burg dhe pas lirimit vazhdoi veprimtarinë në Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe më vonë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Më 17 shtator 1998 doli nga shtëpia për të shkuar në punë, në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Afër Xhamisë së Llapit, dy zyrtarë të shërbimit serb e futën me forcë në veturën e tyre dhe që atëherë për fatin e tij nuk dihet asgjë. Ai që ishte pjesë e organizatës që dokumentonte krimet e regjimit serb u bë vetë shënjestër e tij” shtoi ajo
Ajo ka theksuar se kërkimi për të vërtetën rreth fatit të Hazirit do të vazhdojë.
“Kërkimi ynë nuk do të ndalet derisa familja e tij dhe e gjithë Kosova ta dinë të vërtetën. Nderim i përhershëm për Heroin e Kosovës, Xhavit Hazirin” shtoi ne postimin e saj
