Ish-futbollisti kosovar, Valmir Kutllovci ka marrë një detyrë të re.

Kutllovci, tani do të jetë trajner i akademisë së gjigantit botëror të futbollit, Real Madrid në Abu Dhabi.

Ai kështu bëhet kosovari i dytë te “Los Blancos”, pas Kosovare Asllanit e cila kishte luajtur për disa vite aty.

Kutllovci, kishte luajtur në Superligën e Kosovës me Fushë Kosovën, ndërsa po ashtu luajti edhe për KEK-un, Ulpianën dhe Dukagjinin./IndeksOnline/