Njësiti i deminimit largoi një mjet të dyshuar në Prizren
Një mjet i dyshuar shpërthyes u gjet të dielën në rrugën “Destan Billusha” në Prizren.
Policia e Kosovës njoftoi se ngjarja u raportua më 20 shtator 2026, rreth orës 15:00.
Njësitë policore siguruan zonën, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe njësiti i deminimit i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Mjeti i dyshuar u tërhoq nga specialistët e deminimit.
Policia nuk dha detaje shtesë rreth llojit apo prejardhjes së mjetit.
