Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit, ka bërë thirrje për “kthjellje”, pas verdiktit të Gjykatës Speciale.

Ai thotë se  “është koha të kthjellemi, që me maturi e mençuri t’i ngrijmë konfliktet e brendshme dhe të bashkëpunojmë që të dalim nga amullia. T’i kryejmë detyrat e shtëpisë”.

Sipas tij, “prognoza mund të shohë thellim të polarizimit partiak e të përçarjes, destabilizim e shtërngata politike / sociale”.

“Nëse as këto ngjarje nuk na bashkojnë, nuk mbetet t’i dhimbsemi kujt!!”, shprehet Demaçi.