**Protestë në Gjermani më 26 shtator: Mbështetje për ish-krerët e UÇK-së**

Më 26 shtator, në Dusseldorf të Gjermanisë, është paralajmëruar një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tubimi pritet të nisë në orën 17:30. Organizatorët synojnë të shprehin mbështetjen e tyre për UÇK-në dhe të përcjellin mesazhe solidariteti ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Qytetarët, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, kanë ngritur vazhdimisht zërin, përmes protestave të shumta, kundër dënimit të çlirimtarëve.