**Kambanat e Kishave në Francë do të bien për shtatë minuta me rastin e Vizitës së Papës**
Të premten, më 25 shtator, duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit, kambanat e kishave në të gjithë Francën do të bien njëkohësisht për shtatë minuta. Kjo iniciativë masive shënon ardhjen e Papa Leo XIV, i cili pritet në të njëjtën orë në aeroportin Paris-Orly, duke nisur kështu vizitën e tij të parë në Francë që prej zgjedhjes së tij.
Organizatorët e përshkruajnë këtë si “një gjest të thjeshtë dhe simbolik”, me qëllim që t’u japë mundësinë katolikëve, dhe në përgjithësi të gjithë qytetarëve, të “bashkohen” shpirtërisht me fillimin e këtij udhëtimi apostolik, pavarësisht ku ndodhen. Faqja zyrtare e vizitës së Shenjtërisë së Tij konfirmon se kambanat do të bien njëkohësisht në të gjithë Francën.
Papa do të qëndrojë në Francë deri të hënën, më 28 shtator, me ndalesa të planifikuara në qytetet Paris, Lourdes dhe Metz. Në Paris, afro 600,000 besimtarë janë regjistruar për të marrë pjesë në Meshën që ai do të kremtojë të shtunën, më 26 shtator, në sheshin “Place de la Concorde”.
