**Çitaku kërkon vazhdimin e mobilizimit qytetar: “Ditë e natë në këmbë për Kosovën”**
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për vazhdimin e mobilizimit qytetar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku u ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë të jenë të pranishëm edhe gjatë ditëve në vijim. Ajo ka theksuar se ky qëndrim është thelbësor për mbrojtjen e historisë dhe garantimin e së ardhmes së Kosovës.
Duke iu referuar këtij angazhimi, Çitaku ka shkruar se populli po e shpreh qartë dhe me zë të lartë qëndrimin e tij.
«Edhe sonte, edhe nesër. Ditë e natë. Në këmbë për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen tonë. Populli po e thotë fjalën e vet. Zëshëm. Qartë», ka theksuar ajo.
Kjo thirrje vjen në prag të protestës së shtatë, e cila do të mbahet sonte në sheshin «Skënderbeu» në Prishtinë, duke nisur në orën 21:00.
