Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke reaguar me zhvillimet e fundit në vend, ka shkruar se Kosova ka institucione me legjitimitet dhe legalitet të kontestuar, si dhe një polarizim të shkaktuar nga Gjykata Speciale i cili lehtë mund të dalë nga binarët.
Maliqi, ka thënë edhe se, në Shqipëri po duket se ‘’shteti ka ra, teksa kartelet e drogës të goditura nga SPAK me gjasë po e marrin me vete në këtë tatëpjetë gjithë pushtetin’’.
Postimi:
Kosova ka institucione me legjitimitet dhe legalitet të kontestuar, si dhe një polarizim të shkaktuar nga Gjykata Speciale i cili lehtë mund të dalë nga binarët. Në Shqipëri po duket se shteti ka ra, teksa kartelet e drogës të goditura nga SPAK me gjasë po e marrin me vete në këtë tatëpjetë gjithë pushtetin. Tranzicioni demokratik në Kosovë dhe në Shqipëri është në udhëkryqin e tij më të madh që nga fundi i viteve 90, pa lidership të qartë dhe të përgjegjshëm për të na nxjerrë nga kjo situatë, ndërkohë që rreziqet e jashtme veç po rriten.
