Gjyqtari belg, Lawrence Visser, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës, e cila zhvillohet të enjten, me fillim nga ora 20:45.

Visser do të ketë në ekipin e tij bashkëkombësit Ruben Wyns dhe Michele Seeldraeyers si asistentë, ndërsa Kevin Van Damme do të jetë gjyqtari i katërt.

Në sistemin VAR do të jetë Jan Boterberg, i asistuar nga Simon Bourdeaudhui.

Kosova dhe Irlanda do të përballen të enjten në një sfidë që nis në ora 20:45 në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/