Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për betejën që do të zhvillohet në Apel për rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Ai ka thënë se duhet fokusuar në të metat e aktgjykimit të shkallës së parë.

“Sipas meje ka shumë të meta. Kemi rastin kur thotë Ndërmarrje e përbashkët kriminale. Në GJND kur është gjykuar Ramush Haradinaj s’është gjetur kjo mënyrë”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se asgjë s’ka të bëjë me përgjegjësi individuale vendimi i Gjykatës.

“Nëse në Zonë të Dukagjinit s’ka mundur ta vërtetojë që s’ka pasur ndërmarrje të përbashkët kriminale, si ka mundur në nivel të shtabit”, ka thënë Shala.

“Duhet pasur cak të gjithat të metat që i ka bërë gjykata në shkallë të parë”, ka potencuar ai.