Sydney Sweeney prezanton linjën e re të të brendshmeve SYRN, një detaj në foto ngjall kureshtje

Aktorja Sydney Sweeney ka zbuluar fushatën e re promovuese për markën e saj të të brendshmeve, SYRN. Përveç prezantimit të koleksionit “Send Nudes”, një detaj specifik në publikimin e saj ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Në fotot e fushatës, aktorja shfaqet me një gjerdan që mban inicialet “S” dhe “B”. Ky aksesor ka ngjallur spekulime, pasi mendohet të jetë një dedikim për partnerin e saj.

Sweeney pozon duke veshur modelin e reçipetave “Smooth Cup Demi” në nuancën “Babe”, ndërsa zinxhiri i hollë me shkronja të shndritshme është qartësisht i dukshëm rreth qafës së saj. Marka SYRN thekson se ky model i ri ruan formën karakteristike të reçipetave “Romantic Demi”, por vjen me kupa të lëmuara që bëhen të padukshme nën veshje. Koleksioni përshkruhet si një interpretim modern i të brendshmeve klasike me ngjyrë lëkure.

Në imazhe, Sweeney pozon me të brendshme dantelle, flokët e saj janë stiluar me onde të lirshme dhe grim i lehtë. Në një prej fotografive, ajo shfaqet duke bërë një selfie me një aparat fotografik digjital, ndërsa në të tjerat pozon mbi një shtrat.