Lady Gaga bëhet nënë në fshehtësi të plotë: mirëpret vajzë me nënë surrogate
Këngëtarja e famshme Lady Gaga ka mirëpritur një vajzë, lindja e së cilës u realizua me ndihmën e një nëne surrogate dhe është mbajtur në fshehtësi të plotë. Lajmi i amësisë së saj është ruajtur me aq kujdes, saqë as rrethi i saj më i ngushtë i miqve dhe bashkëpunëtorëve nuk ka qenë në dijeni.
Burime pranë këngëtares konfirmojnë se miqtë e saj të ngushtë mësuan për ardhjen në jetë të vajzës vetëm pasi informacioni u publikua në media. “Praktikisht askush nuk e dinte,” citoi një burim, duke shtuar se bashkëpunëtorët dhe shoqëria e saj e ngushtë ishin tërësisht të pavetëdijshëm për zhvillimet.
Raportohet se këngëtarja është jashtëzakonisht e lumtur dhe po kalon pjesën më të madhe të kohës në Kalifornian Veriore me të fejuarin e saj, Michael Polansky. Ajo është tërhequr plotësisht nga vëmendja publike për t’iu dedikuar plotësisht fëmijës së saj.
“Ajo po e shijon amësinë. Ka realizuar turne të mëdha dhe mendoj se ka mbaruar me performancat, të paktën për një periudhë të gjatë. Tani dëshira e saj e vetme është të jetë nënë,” shton i njëjti burim.
