**Ndalohet serbi në kufi me thika, sëpatë dhe sprej**

Një shtetas serb u ndalua në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij, efektivët policorë dhe doganorë zbuluan dhe sekuestruan dy thika, një sëpatë dore dhe një sprej OC.

Ngjarja ndodhi më 23 shtator 2026, rreth orës 17:50.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari u mor në pyetje në prani të avokatit të tij. Pas hapjes së rastit dhe me vendim të prokurorit, ai u lirua në procedurë të rregullt.