**Presidentja Osmani falënderon mërgatën në SHBA: Kontribut i jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës**

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane (Albanian-American Relations Council) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e diasporës shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Presidentja Osmani theksoi se ishte një privilegj të fliste në këtë ngjarje dhe të falënderonte komunitetin shqiptar për rolin e tij thelbësor në historinë e Kosovës.

Ajo citohet të ketë thënë: “Ishte kënaqësi të flas në gala mbrëmjen e organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”