Zinedine Zidane, trajneri i ri i Francës, vendos rregulla strikte, duke ndaluar edhe berberët në qendrën stërvitore.

Zinedine Zidane ka marrë zyrtarisht drejtimin e Kombëtares së Francës, duke zëvendësuar Didier Deschamps-in.

Trajneri i njohur francez, i njohur si “Zizou”, ka vendosur një sërë rregullash të reja brenda ekipit. Fillimisht, ai ka ndaluar praninë e gazetarëve në qendrat stërvitore.

Një tjetër rregull i ri ka të bëjë me ndalimin e berberëve që të shkojnë në qendrën stërvitore të Clarefontaine-it, ndryshe nga praktika e ndjekur gjatë kohës së paraardhësit të tij, Didier Deschamps. Këto masa synojnë të sigurojnë qetësi dhe fokus maksimal për lojtarët.

Burimi: IndeksOnline