Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, mesazh për Qeverinë dhe Kuvendin me afrimin e afatit presidencial
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar sot një mesazh, me afrimin e datës 6 tetor, afatit kyreth për zgjedhjen e presidentit të ri. Ky veprim do të shmangte zgjedhjet e parakohshme, shkruan Gazeta Express.
Në njoftimin e publikuar sot në mëngjes, Ambasada Amerikane thekson se pret me kënaqësi të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe mirëqenien e përbashkët.
“Ambasada e SHBA-së pret me kënaqësi të bashkëpunojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë,” citohet të ketë thënë në mesazh.
