Katër persona të arrestuar në Dragash, dyshohen për dhunim dhe keqpërdorim seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona, dy burra dhe dy gra, janë arrestuar në Dragash, nën dyshimin e përfshirjes në një rast dhunimi dhe keqpërdorimi seksual, përfshirë edhe materiale me përmbajtje abuzive.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 10 shtator të këtij viti.

Me vendim të prokurorit kompetent, viktima e rastit është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.