Policia serbe ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë Omer Nurën, kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në Xhelal Mehmeti, kryetar i Unionit të Afaristëve të Luginës së Preshevës.
Nura ishte nisur për të marrë pjesë në një konferencë ekonomike që po mbahet sot në Bujanoc.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e ndalimit, ndërsa nuk është specifikuar kohëzgjatja e procedurës policore.
