Kosova përballet me Austrinë në Ligën e Kombeve, mungojnë Hajdari dhe disa lojtarë të tjerë
Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvillon sot ndeshjen e dytë të saj në Ligën e Kombeve, duke u përballur me Austrinë.
Pas fitores së parë bindëse kundër Irlandës në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” synojnë fitoren e dytë radhazi në grup. Kjo do të ishte një hap i rëndësishëm drejt objektivave të vendosura.
Megjithatë, ekipi i trajnerit Franco Foda do të ketë mungesa të rëndësishme. Lajmi më i keq është mungesa e mbrojtësit Albian Hajdari, i cili nuk do të jetë pjesë e formacionit bazë për këtë sfidë.
Në dispozicion të trajnerit gjerman nuk do të jenë as Meriton Korenica, Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu, të cilët janë lënë jashtë nga lista e lojtarëve të grumbulluar.
Ndeshja ndërmjet Austrisë dhe Kosovës luhet në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, me fillim nga ora 18:00.
(Burimi: IndeksOnline)
