**Ekskluzive: Zbulohet arsyeja e mungesës së Albian Hajdarit në ndeshjen e sotme ndaj Austrisë**

Albian Hajdari do të jetë një mungesë e rëndësishme për Kosovën në ndeshjen e sotme kundër Austrisë. Stafi teknik është detyruar ta heqë emrin e tij nga lista pak orë para fillimit të kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

Sipas burimeve të Indeksonline, arsyeja e mungesës së tij është një dëmtim i lehtë në këmbë. Mjeku i ekipit ka konstatuar se mbrojtësit i nevojiten disa ditë pushim për të evituar përkeqësimin e dëmtimit.

Ron Raçi pritet të zërë vendin e tij në këtë sfidë me Austrinë.

(Burimi: Indeksonline)