**Formë mbresëlënëse e Thomas Müller në MLS: Shënon gol spektakolar për Vancouverin**
Thomas Müller, legjenda e Bayern Munichut, po vazhdon të shkëlqejë në Major League Soccer (MLS). Së fundmi, ai ka realizuar një gol të bukur nga distanca në ndeshjen e ekipit të tij, Vancouver Whitecaps, kundër DC United.
Pamjet e golit, të shpërndara nga klubi i Vancouver Whitecaps, tregonin Müllerin duke goditur topin me precizion nga jashtë zone, duke shënuar një gol të veçantë që, në atë moment, e çoi ekipin e tij në avantazhin 3-2.
Këtë sezon, Müller ka pasur një kontribut të rëndësishëm për ekipin kanadez, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 6 asistime në 32 paraqitje.
Megjithatë, pavarësisht golit të tij dhe avantazhit të përkohshëm, ndeshja mes Vancouver Whitecaps dhe DC United përfundoi në barazim 3-3.
/IndeksOnline/
