Vedat Muriqi merr përgjegjësinë për humbjen e Kosovës: Patëm shansin e artë

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë përgjegjësinë për humbjen e “Dardanëve” ndaj Austrisë në kuadër të UEFA Nations League, duke theksuar se skuadra duhet të fokusohet te ndeshja e radhës.

Muriqi pranoi se Kosova e dinte që do të përballej me një kundërshtar të fortë, por theksoi besimin e skuadrës në aftësitë e veta.

Sulmuesi kosovar foli gjithashtu për shansin e artë që pati në minutat e para të takimit, duke pranuar se një gol në atë fazë do të kishte ndryshuar tërësisht rrjedhën e ndeshjes.

“Para se të vinim këtu, e dinim se do të kishim një kundërshtar të fortë. Kishim besim në lojën tonë. Pata një shans të artë në minutat e para të lojës, dhe nëse do të shënoja, biseda do të ishte ndryshe,” deklaroi Muriqi për Klan Kosova.

Kapiteni i Kosovës mori përgjegjësinë për rezultatin, ndërsa theksoi se skuadra duhet të përqendrohet te sfida e ardhshme.

“Marr përgjegjësinë si kapiten për këtë humbje. Kemi ndeshjen e radhës dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë besoj në këtë ekip,” u shpreh Muriqi.

/Indeksonline/