Kombëtarja e Kosovës finalizon stërvitjet, gati për përballjen me Izraelin
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot paradite në Debrecen të Hungarisë një stërvitje të lehtë, duke finalizuar përgatitjet për ndeshjen vendimtare kundër Izraelit.
Dardanët kanë kryer përgatitjet e fundit para kësaj sfide, e cila do të luhet sonte, duke filluar nga ora 20:45, në kuadër të Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Ndeshja Izrael–Kosovë do të zhvillohet në Debrecen të Hungarisë, ku dardanët synojnë të arrijnë një rezultat pozitiv.
