**Milano: Përplasje autobusi me automjet, shtatë persona të lënduar**
Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e djeshme në Milano, ku një autobus i linjës 79 të transportit publik urban (ATM) u përplas me një automjet.
Sipas raportimeve të mediave italiane, përplasja ndodhi pranë kryqëzimit të rrugëve Via della Chiesa Rossa dhe Via Gratosoglio. Shkaqet që çuan në këtë aksident nuk janë ende të qarta.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Autoritetet kompetente kanë bërë të ditur se janë duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
