Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit me inicialet F.A. Ai akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Mashtrimi”.
Sipas aktakuzës, F.A. dyshohet se gjatë periudhës shtator 2012 – qershor 2013, në Vushtrri, ka vepruar si anëtar i një grupi kriminal të organizuar. Qëllimi i këtij grupi ishte përfitimi i kundërligjshëm pasuror përmes realizimit të kredive bujqësore mashtruese në një institucion bankar.
