Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të shmangë krijimin e situatave të tensionuara, duke shprehur shqetësimin se skenat e mbrëmshme në kryeqytet nuk duhet të përsëriten.

Hamza theksoi se nuk ka asnjë arsye, qoftë procedurale, ligjore apo politike, që projektligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë të mos kalojë në lexim të dytë dhe të votohet përfundimisht.

Duke komentuar zhvillimet e mbrëmshme, Hamza i bëri thirrje kryeministrit dhe Qeverisë “të kenë kujdes të shtuar që të mos prodhojnë situata të tensionuara”.

Sipas tij, “përdorimi i forcës joproporcionale shkakton zemërim, skena të panevojshme dhe acarim të publikut”. Ai kërkoi nga pushteti “ta zbusë tensionin” dhe të mos prodhojë skena të ngjashme me ato të parat.

“Unë nuk e kisha besuar se do të shihja skena të tilla dhe nuk dua të besoj se do të përsëriten,” përfundoi Hamza.