Sabah Kerjota ka krijuar një situatë të pazakontë te Kombëtarja e Shqipërisë, pasi ka qëndruar në tribunë në të katërta ndeshjet zyrtare të zhvilluara së fundmi në Ligën e Kombeve.

Trajneri Rolando Maran e kishte ndjekur nga afër sulmuesin 25-vjeçar në Skoci, për t’i dhënë më pas ftesën e parë me Kombëtaren A. Megjithatë, Kerjota nuk është preferuar asnjëherë në stol, duke i ndjekur ndeshjet nga tribuna, përfshirë edhe transfertat ndaj San Marinos dhe Finlandës, shkruan Indeksonline

Sulmuesi i Heart aktivizohet kryesisht në krahun e djathtë, pozicion ku Shqipëria aktualisht po improvizon, pasi asnjë prej lojtarëve të grumbulluar nuk e ka atë si pozitë natyrale.

Megjithatë, Kerjota ende nuk ka marrë mundësinë për të treguar veten në fushë. Ndaj San Marinos, Shqipëria do të kërkojë fitoren në një prej sfidave më të favorshme, pasi kundërshtari renditet në vendin e fundit në klasifikimin e FIFA-s./Indeksonline/